Policia e Kosovës njoftoi se gjatë një kontrolli në veri të vendit janë gjetur pajisje ushtarake, të cilat dyshohet se i përkasin një të dyshuari që kërkohet për sulmin e Banjkës. Në deklaratën e forcave të rendit theksohet se njësia e hetimeve Stacionit Policor Zveçan ka hasur në një rimorkio ku gjeti “dy thasë me uniforma, jelekë antiplumbë, pesë karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake”.