Policia e Kosovës ndërmori një tjetër operacion blic në veri, gjatë të cilit është konfiskuar një sasi armësh. Informacionet e dhëna prej saj tregojnë se në dy zonat e shënjestruara prej forcave të rendit lidheshin me dy persona për të cilët tha se janë “ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe anëtarë të grupit terrorist që organizoi sulmin e Banjskës”.