Pinoku ka ditëlindjen! Kukulla prej druri që mori trajtë njerëzore, një ndër personazhet më të pëlqyera të fëmijëve, u botua 145 vite më parë nga Carlo Collodi. Me këtë rast, në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare ekspozohen disa vepra të rralla, përfshirë dhe botimin e parë të Pinokut në gjuhën shqipe, në 1935 nga përkthyesi Cuk Simoni. Në parathënien që vetë Cuk Simoni ka shkruar, thotë që ‘Pinoku e ka thirrur’. Kur e she veprën në Itali ndien thirrjen e Pinokut dhe do që ta sjellë në shqip. Libri është në gegënisht dhe ka ilustrume të bëra nga Terezina Shiroka Përralla e Pinokut të drunjtë që merr jetë dhe përjeton aventurat e tij në botën e njerëzve u ribotua disa herë, derisa në 1964, rishkruhet në gjuhën letrare dhe u censurua emri i përkthyesit, që nuk citohej në libër.