Forcimi i financave publike, rritja ekonomike dhe progresi në reformat strukturore janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në vlerësimin e ri të Moodys për Shqipërinë. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit ka ndryshuar perspektivën për vendin nga ‘e qëndrueshme’ në ‘pozitive’, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin në nivelin Ba3.