Rusia, thotë ligjvënësi ukrainas Dmytro Gurin, që është dhe vetë nga Mariupoli, po përpiqet t`i nderpesë qytetit cdo mënyrë furnizimi në mënyrë që njerëzit atje të vuajnë nga uria dhe trupat vendase, të detyrohen të dorëzohën. Moska ka investuar shumë energji në marrjen e Mariupolit, por përse? Gjenerali Sir Richard Barrons, ish komandant i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë britanike, tha për BBC se beteja për për këtë qytet ka rëndëi të madhe për rusët. Vënia nën kontroll e Mariupolit do të krijonte një urë tokësore nga Rusia dhe Krimeja, dhe do të shihej si sukses i jashtëzakonshëm strategjik për Kremlinin. |Nëse shikoni metodën që po përdorin, ata nuk arritën të depërtonin, nuk arritën të canin me tanket e tyre, kështu që rrafshuan cdo gje më bombardime; duan patjetër ta marrin qytetin ka shumë rëndëi për ta”, shpjegon ai.