Sot vazhdojnë në Bruksel bisedimet e nisura një ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë per zgjidhjen e situatës në veri, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Të mërkurën, negociatorët e të dyja vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan bisedime të ndara me të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.