Top Channel/ Përlot me fjalët vajza e Afrim Bunjakut: Një vit pa ty babi, je heroi i Kosovës
24/09/2024 21:23

Në 1-vjetorin e rënies së heroit, Afrim Bunjaku është mbajtur akademi përkujtimore në nderim dhe përkujtim të sakrificës së tij për Kosovën. Rreshterin Bunjaku e kanë kujtuar fëmijët, familja, kolegët dhe përfaqësuesit e institucioneve. Në këtë akademi përkujtimore u tha se rënia e heroit Afrim Bunjaku ishin kthesa që ndryshoi rrethanat në Kosovë. Vajza e heroit, Arbenita Bunjaku tha se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe. “Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai. E vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Por, krenaria e madhe që kemi për babin tonë të patrembur na bënë të vazhdojmë përpara. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë, ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne. Një vit pa ty babi, heroi i Kosovës. Një vit me plot sfida, mungesë që shkon e rritet ku asgjë nuk e përmbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh. Të jetosh në zemrat e atyre që le pas do të thotë të mos vdesësh kurrë. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria e familjes dhe shtetit tonë. Pusho në paqen e amshueshme heroi ynë”,tha Arbenita. Polici Mirsad Kryeziu i cili ishte pranë rreshterit Afrim Bunjaku në momentet e fundit të jetës së tij, ka ndarë kujtimet për kolegun e tij.

Top News – ‘Unë kam me të prit vëlla’/ Rrëfimi prekës i Daut Krasniqit: Jakup, dua veç një përqafim
24/11 11:19
Top News – 87 mijë vende pune në Kosovë/ BB: Realizohen nëse zbatohen reforma të shpejta
24/11 10:21
Top News- Kosova kërkon njohjen nga Greqia/ Konjufca: Do ishte hap me peshë për marrëdhëniet tona
23/11 20:45
Top Channel/ “S’më lanë ta përqafoja”! Vëllai i Jakup Krasniqit rrëfen pengun në “Fiks Fare”
23/11 19:56
Top Channel/ Burg përjetë Murselit dhe Plavës, Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridonës
23/11 19:49
Top Channel/ Kosovë, nismë e re për Specialen. Kurti pret të shkojë në Kuvend brenda javës
23/11 19:36
Top Channel/ Mashtrimi 190 mijë euro me leukeminë, flasin familjarët e të riut
23/11 19:32
Top News- Murseli nuk del më nga burgu/ Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt
23/11 18:35
Top News – Rritet inflacioni në Kosovë. Kriza energjitike rëndon familjet, shtrenjtohen çmimet
23/11 18:20
Top News- Ndryshimet në Ligjin për Specialen/ Kurti-Po presim ekspertët, do të mbyllet brenda ditësh
23/11 14:26
Top News-“Kërkojmë proces të bazuar në merita” /Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën
23/11 14:01
Top Channel/ “Baca Jakup, qëndro i fortë”, Krasniqi përshëndetet me familjen në Prishtinë
21/11 15:18
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit rikthehet në Hagë
21/11 13:38
Top Channel/ Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve
21/11 12:51
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 12:23
Top Channel/Kurti, editorial në “Kyiv Post”: Ukraina të njohë Kosovën, të demaskojë bllofin e Putin!
21/11 12:08
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit do të rikthehet në Hagë
21/11 10:43
Top Channel/ Momente prekëse në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e përshëndesin nga ballkoni
21/11 09:53
Top Channel/ I shoqëruar nga forcat e EULEX, Jakup Krasniqi viziton shtëpinë përpara kthimit në Hagë
21/11 09:25
Top News- Radoiçiç ende pa adresë/ Policia serbe nuk sqaron nëse ka kaluar kufirin
20/11 19:30