Top Channel/ Pension për artistët e skenës, 47 vjeç për balerinët, 57 vjeç për këngëtarët solistë
03/09/2026 19:58

Artistët e punësuar në institucionet publike kulturore të vendit mund të përfitojnë trajtim financiar pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike. Sipas projektligjit të propozuar, akrobatët, balerinët dhe valltarët mund të përfitojnë trajtim financiar në msohën 47-vjeçare, ndërsa këngëtarët solistë dhe të korit kanë këtë të drejtë në moshën 57-vjeçare. Masa e trajtimit financiar është 70 për qind e pagës bruto mujore për një periudhë 5-vjeçare dhe më pas 50 për qind deri në datën e lindjes së të drejtës për pensionin e pleqërisë, pensionin e invaliditetit ose pensionin familjar. Ky draft përshkruhet si një mekanizëm për të mbuluar periudhën ndërmjet përfundimit të karrierës aktive në skenë dhe pensionit, duke marrë parasysh kërkesat fizike dhe vokale të këtyre profesioneve. Projektligji parashikon mundësinë e angazhimit të tyre, me kërkesë të institucionit dhe pa shpërblim shtesë, deri në 250 orë në vit kalendarik, në veprimtari trajnuese, promovuese, artistike, kulturore. Ky projektligj, që aktualisht është hedhur në konsultim publik, pritet të hyjë në fuqi në 1 janar 2027 dhe parashikohet të ketë një kosto rreth 50.8 milionë lekë në Buxhetin e Shtetit për periudhën 2027-2029. Trajtimi financiar ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e artistëve dhe pritet të ofrojë më shumë siguri ekonomike dhe më shumë kushte për ruajtjen dhe transmetimin e përvojës së tyre profesionale edhe pas përfundimit të veprimtarisë së rregullt skenike.

Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32