Një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike dhe private që një ditë më parë nisën një peticion online në mbështetje të studentëve, sot ndërmorën hapa konkretë duke iu bashkuar të rinjve në protestë. Në orën 10:00 ata u mblodhën në Universitetin Politeknik ku bënë thirrje që kërkesat e studentëve të dëgjohen.