Partia Demokratike e Kosovës ka nisur procedurat për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Të hënën në Kuvend ata proceduan projektligjin si kundërshtim ndaj aktgjykimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Partia Demokratike e Kosovës synon dy ndryshime në ligjin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza tha se nuk kërkohet shuarja e kësaj gjykate, por kërkohet që akuzat të kenë një lidhje konkrete me pretendimet për të cilat u ngrit Gjykata Speciale. Krahas kësaj, Hamza tha se nëse një çështje nuk bie në këtë juridiksion, ajo duhet të transferohet në Kosovë.