Top Channel/ Pas mbylljes së Instahram, Rusët shpikin ‘Rossgram’
16/03/2022 22:56

Pasi Instagram u bllokua nga Kremlini, rusët vendosën të lançojnë aplikacionin e ri për ndarjen e fotografive, 'Rossgram'. Aplikacioni do të nisë të jetë funksional më 28 mars. "Partneri im Kirill Filimonov dhe grupi ynë i zhvilluesve ishin tashmë gati për këtë kthesë të ngjarjeve dhe vendosën të mos humbisnin mundësinë për të krijuar një analog rus të një rrjeti social popullor të dashur nga bashkatdhetarët tanë," tha Alexander Zobov, drejtor i iniciativës. Rregullatori shtetëror rus i komunikimit Roskomnadzor bllokoi hyrjen në Instagram nga e hëna pasi kompania amerikane Meta Platforms tha javën e kaluar se do të lejonte përdoruesit e mediave sociale në Ukrainë të postonin mesazhe të tilla si "Vdekje pushtuesve rusë". Meta, e cila gjithashtu zotëron Facebook, tha se ndryshimi i përkohshëm në politikën e saj të gjuhës së urrejtjes zbatohej vetëm për Ukrainën pas pushtimit të Rusisë, duke thënë se do të ishte e gabuar të ndaloheshin ukrainasit që "të shprehnin rezistencën ndaj forcave ushtarake pushtuese". Rusia, e cila tashmë ka ndaluar Facebook-un, ka hapur një hetim penal kundër Metës dhe prokurorët i kërkuan një gjykate që të caktojë gjigantin e teknologjisë amerikane një "organizatë ekstremiste".

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43