Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka sjellë momente paniku në ndeshjen e kategorisë së dytë mes Orikut dhe Shkumbinit. Një lojtar peqinas ka humbur ndjenjat në fushë, ndërsa është dashur ndërhyrja e ambulancës por edhe lojtareve të të dyja skuadrave. Për disa minuta ka patur panik, derisa lojtari ka reaguar dhe është dërguar drejt spitalit.