Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e grupit parlamentar socialist ku është diskutuar situata aktuale në vend pas valës së protestave të dhunshme. Një burim nga grupi i PS, i tha Top Channel se i pari socialistëve i ka thënë grupit të partisë së tij, se ai i kishte paralajmëruar me kohë se kush qëndron pas dhunës dhe shkatërrimit dhe u kërkoi që deputetët të jenë aktivë në rrjetet sociale në komunikim me qytetarët. Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një komunikim më median tha se pa dyshim që studentët duhet të dëgjohen dhe se qeveria është e hapur për dialog por jo vetëm kaq. Foli si mund të plotësohen kërkesat studentëve.