Opereta "Agimi" e kompozuar 70 vite më parë nga Artisti i Popullit Kristo Kono, do të shënonte një prej momenteve më të rëndësishme në krijimtarinë e muzikës klasike shqiptare. Opereta e parë shqiptare, u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954 dhe u shfaq për herë të parë në qytetin e Korçës për tu vënë në skenë më tej nga artistët profesionistë të Filarmonisë Shqiptare. Pikërisht 70 vite më vonë Mik Festival e ka rikthyer në skenën e Teatrit të Korçës këtë vepër me një skenografi që sjell në variantin 3D skicat origjinale të Vangjush Mios.