Top Channel/ Nusja e mallkuar e Mehmet Shehut, “zbret në skenën politike”, reagimi i papritur
03/04/2025 22:31

Ajo njihet si ish-nusja e djalit të Mehmet Shehut, një fejesë që nuk u kurorëzua kurrë në martesë më Skënderin. Fjala është Silva Turdiun e cila për herë të parë ka vendosur që të flasë apo të ‘përfshihet’ në zhurmën politike. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka treguar se për kë do të votojë në zgjedhjet e 11 majit. Ish-volejbollistja e Dinamos shprehet se në këto zgjedhje mbështetjen e saj përmes votës, do ta japë për kandidaten e PD Jorida Tabaku, duke thënë se arsyeja është sa personale aq edhe shumë njerëzore. Turdiu shkruan më tej se e ka përjetuar vetë çfarë do të thotë të përballesh me padrejtësi, shtypje dhe mungesë të lirisë, dhe për këtë arsyeja thotë se kur sheh një grua që ngrihet përballë padrejtësive dhe flet me integritet, nuk mund të heshtë. Teksa prej vitesh ajo jeton larg Shqipërisë, Silva Turdi thotë se pjesëmarrja aktive në demokraci dhe vendimin e saj për të mbështetur një figurë që përfaqëson vlerat e saj, e sheh si shumë domethënëse dhe me rëndësi. “Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërinë ka mbetur e pandryshuar. Këtë herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut. Nuk e bëj këtë vetëm sepse Jorida është pjesë e familjes sonë të madhe, por mbi të gjitha sepse kam ndjekur nga afër punën, guximin dhe qëndrimet e saj. Për vite me radhë, kam parë tek ajo një politikane që nuk dorëzohet përballë padrejtësive, nuk i trembet sfidave, që flet me integritet dhe duke vendosur gjithmonë interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër. Ne jetën time, kam përjetuar personalisht çfarë do të thotë të përballesh me padrejtësi, shtypje dhe mungese t lirisë. Pikërisht sepse e di çfarë vlere ka guximi për të ndryshuar gjerat, sot jam këtu për të thëne se Jorida eshtë një shembull i politikanit që Shqipëria meriton—dikush që rrezaton shpres, fisnikëri dhe qytetari. Prej një kohe te gjate tashme, jam pjese e diasporës, dhe kam pare fare do të thotë demokracia e vërtetë, dhe sa e rëndësishme është pjesëmarrja aktive, keshtu qe këtë vit kam zgjedhur të mbështes Jorida Tabakun nga lista e hapur të Partisë Demokratike. Për një Shqipëri të fisme, të drejte dhe madheshtore”, shkruan ajo. Por kush është Silva Turdiu? Turdiu njihet si një nga emrat e spikatur në sport, e po ashtu si e fejuara e djalit të ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu, i cili vrau veten në fillim të viteve ’80-të, ku siç thuhet shkak u bë dhe fejesa e djalit të tij me Turdiun. Më pas ajo u cilësua si nusja e ‘mallkuar’ e bllokut komunist, pasi për shkak të saj filloi goditja e Mehmet Shehut nga Enver Hoxha.

Top Channel/ Moti ‘përmbys’ planet e pushuesve, shiu dhe era boshatisin Lungomaren në Vlorë
25/09 10:53
Top News- Shpërndarës ushqimi dhe kokaine/ Lushnje, arrestohet motoristi i porosive
25/09 10:26
Top Channel/ Shiste kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimit, arrestohet 31-vjeçari në Lushnjë
25/09 10:19
Top Channel/ Pas muajsh të tërë thatësire, Fierin e përfshijnë reshjet e dendura të shiut
25/09 10:14
Top News – Vezë edhe në Nju Jork, Rama pritet me protestë nga një grup shqiptarësh
25/09 09:41
Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20