Top Channel/ Një jetë në shërbim të të varfërve, foto të rralla nga misioni i Nënë Terezës në Indi
18/09/2026 20:01

Foto të rralla të Nënë Terezës në misionet e saj në Indi dhe në vizat në Shqipëri u ekspozuan nga Ambasada e Indisë në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog. Ekspozita paraqet trashëgiminë e jashtëzakonshme humanitare të Shenjtores, që ia dedikoi jetën shërbimit ndaj më të varfërve dhe më të pambrojturve Ravindra Prasad Jaisëal, ambasadori i Indisë në Shqipëri – Nënë Tereza mishëron më së miri Shqipërinë dhe popullin e saj. Megjithatë, thirrja e jetës së saj gjeti një jehonë në ethosin mijëravjeçar të Indisë, se hyjnorja është në çdo qenie njerëzore dhe se t’u shërbesh të varfërve dhe të pastrehëve do të thotë të adhurosh Zotin. Përveçse laureate e Nobelit për Paqe dhe humaniste globale, ekspozita e paraqet Nënë Terezën si një urë lidhëse midis dy kombeve dhe kulturave, që 70 vite më parë vendosën marrëdhëniet diplomatike. Ravindra Prasad Jaisëal, ambasadori i Indisë në Shqipëri – Kontributi i saj i jashtëzakonshëm për Indinë ka krijuar një lidhje midis dy vendeve tona që shkon shumë përtej miqësisë, një lidhje e afërsisë së qëndrueshme. Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Sot, gjithnjë e më shumë identitetet përcaktohen përmes dallimeve, sesa përmes asaj që kanë të përbashkët. Nënë Tereza na mëson të kundërtën. Ajo nuk e dallonte njeriun nga pasaporta, kombësia apo feja, por nga nevojat dhe dinjiteti. Duke vëzhguar fotot që pasqyrojnë misionet e bamirësise dhe përfundojnë me ceremoninë mortore në Kalkutë, diplomatët e vlerësuan Nënë Terezës shprehjen më të fuqishme të lidhjes mes dy vendeve, rrënjët e saj ishin shqiptarem misioni i jetës u përmbush në Indi, ndërsa mesazhi i saj u bë universal!

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12