Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Franca i paralajmëroi shtetasit e saj në Kosovë të bëjnë kujdes në 16 shtator. Ministria e jashtme franceze kujtoi se të mërkurën janë planifikuar tubime të mëdha, e për këtë arsye, ka rekomanduar t`i qëndrojnë larg rrugëve.