I konsideruar si një prej të urtëve dhe me kontribute në PS prej krijimit, është ndarë nga jeta, gazetari, ish deputeti, ambasadori dhe publicisti i njohur Bashkim Zeneli. Këtë të premte, në moshën 78-vjeçare ambasador Zeneli mbylli sytë përgjithmonë në një spital jashtë vendit, ku ndodhej prej kohësh për kurim.