Top Channel/“Na presin ditë të vështira”, Vuçiç: ”Gjykata Speciale do të rrëzojë akuzat ndaj Thaçit”!
29/08/2026 11:31

Aleksandar Vucic pretendon se vendimi ndaj ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë do të mjaft i butë për ta. Duke cituar informacione për të cilat thotë se i kanë mbërritur nga shërbimet serbe të inteligjencës, kreu i shtetit serb u shpreh se aktgjykimi do të jetë i tillë që dënimi në fund të mbulohet me kohën e kaluar tashmë prej tyre në paraburgim, ndërsa, sipas tij, pjesa kryesore e akuzave që lidhen me krimet e supozuara ndaj serbëve, do të rrëzohet. “Një lloj dënimi do të ketë, por jo për shkak të viktimave serbe. Do të jetë vetëm sa për të mbuluar kohën e paraburgimit. Dhe pastaj, përsa i takon krimeve më të rënda kundër serbëve, Hashim Thaçi do të shpallet i pafajshëm”, ka deklaruar ai. Vucic shtoi se një vendim i tillë do të përdorej nga Perëndimi për të përcjellë, sipas tij, mesazhin se serbët janë të vetmit përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. “Na presin ditë të vështira politike. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krime kundër serbëve në territorin e ish-Jugosllavisë, ose janë liruar, ose janë dënuar formalisht dhe më pas janë liruar në shkallët e tjera të gjykimit”, ishte komenti i tij, të cilin e lidhi edhe me cështje të tjera të shqyrtuara nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, duke përmendur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina dhe ish-komandantin boshnjak Naser Oric. Presidenti serb u ankua se këto vendime dëshmojnë atë që ai e cilëson si një qasje “të njëanshme” ndaj gjykimit të krimeve të luftës.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44