Kolonat zanore të disa prej filmave më të famshëm botërorë erdhën përmes një mbrëmjeje te vecante muzikore në Shkodër. Kompozitori me famë ndërkombëtare, Aldo Shllaku, riktheu në qytetin e tij të lindjes koncertin “Muzika e Hollywood”, duke sjellë për publikun një udhëtim artistik përmes tingujve të kinemasë botërore.