Top Channel/ Mish i skaduar drejt Kosovës, Mali i Zi bllokon mbi 20 tonë
25/09/2026 23:06

Dogana e Malit të Zi njoftoi se ka ndaluar në Portin e Tivarit një kontejner me mish të ngrirë gjedhi me afat të skaduar, që do të dërgohej në Kosovë. Ky kontejner, sipas njoftimit, përmbante mbi 24 tonë peshë të përgjithshme të mishit, të shpërndarë në rreth 1.300 pako. Sipas autoriteteve malazeze afati i përdorimit të mishit kishte skaduar më 14 maj të këtij viti. Në një reagim për rastin, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) tha se kompania Apetit në Kosovë, në të cilën do të dërgohej sasia e mishit, është duke iu nënshtruar masave të rrepta të kontrollit që nga 18 shtatori. AUV tha se ka urdhëruar gjurmueshmëri të plotë të produkteve të importuara nga Apetit, përfshirë verifikimin e dokumenteve të origjinës dhe importit, sasive të importuara e të shpërndara dhe destinacioneve të produkteve. Agjencia shtoi se më herët ka marrë edhe mostra për analiza, ndërsa çdo ngarkesë e operatorit po i nënshtrohet kontrolleve shtesë në kufi. Në të njëjtën kohë, inspektorati po kontrollon sasitë e produkteve në depo dhe ato që janë vendosur në treg. Ky është rasti i dytë i njoftuar nga autoritetet doganore malazeze, pas ndalimit paraprak të tre kontejnerëve me mish gjedhi, me peshë bruto prej rreth 77.8 tonësh. Në rastin e mëparshëm, sipas Doganës malazeze, “etiketat origjinale që tregonin afatin e skaduar ishin hequr dhe zëvendësuar me etiketa që shënonin një afat tjetër përdorimi”. Sipas Doganës, mishi nga këta tre kontejnerë do të asgjësohet pas përfundimit të procedurave ligjore. Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti, mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule janë importuar në Kosovë nga Brazili. Ndërkaq nga 3 shtatori, Bashkimi Evropian i ka vënë kufizime importit të një pjesë e eksporteve me origjinë shtazore nga Brazili. Arsyeja lidhet me rregullat e BE-së për përdorimin e antimikrobikëve te kafshët që përfundojnë në zinxhirin ushqimor.

Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20
Top Channel/ Ndëshkime masive në Kosovë pas vrasjes së Arlindës, qytetarët sërish në protestë
29/10 19:53
Top News – ‘Turp, drejtësi, dorëheqje’. Qytetarët e Kosovës protestojnë sërish për Arlinda Zekajn
29/10 19:40
Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55