Top Channel/ Ministri gjerman: Të hiqet e drejta e vetos në BE, mban peng të gjithë bllokun
08/06/2021 14:24

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkoi shfuqizimin e të drejtës së vendeve anëtare të bllokut për t`i vënë veton masave në politikën e jashtme, duke thënë se blloku nuk mund ta lejojë veten që të mbahët peng. Komentet e tij, të cilat erdhën disa ditë pasi një zyrtar më i ri lëshoi një rrevesh kritikash mbi Hungarinë, dëshmojnë qartë zhgënjimin në rritje në Berlin mbi mënyrën në të cilën vendet individuale të BE-së mund të bllokojnë cështje për të cilat bien dakort anëtaret e tjerë. “ Ne nuk mund të mbetemi peng e njerëzve që e lidhin politikën e jashtme europiane me vetot e tyre. Sepse kur vepron kështu, herët a vonë rrezikon kohezionin e Europës. Vetoja duhet të hiqet”, deklaroi ai në Berlin. Vërejtjet e tij përbëjnë një qortim tejet të pazakontë nga ana e Gjermanisë për një shtet anëtar anëtar. E vetëdijshme për fuqinë e saj ekonomike dhe politike brenda bllokut, Gjermania normalisht është shumë e kujdesshme në situata të tilla nga frika se mos duket mbizotëruese. Hungaria bllokoi në muajin prill një deklaratë të BE-së që kritikonte ligjin e ri të sigurisë së Kinës në Hong Kong, duke minuar përpjekjet e bllokut për t'u përballur me kufizimet e lirive të Pekinit në ish koloninë britanike. Kryeministri Viktor Orban është përpjekur të krijojë sa më të ngushta me Kinën. Ndërkohë, muajin e kaluar, Budapesti refuzoi dhe ratifikimin e një marrëveshjeje të re tregtare mes BE-së dhe vendeve afrikane, atyre të Karaibeve dhe të Paqësorit, si dhe refuzoi të mbështeste thirrjen e Brukselit për armëpushim mes Izraelit dhe palestinezeve.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43