65 vjet pasi priti për herë të fundit një shfaqje opere, teatri antik i Epidaurit në Greqi rikthen në skenë “Medean”, veprën që u bë legjendë falë interpretimit të sopranos së famshme Maria Callas në vitin 1961. Shfaqja e vetme, e cila ka shitur të gjitha biletat, hap edicionin e vitit 2026 të Festivalit Athinë-Epidaur.