Prodhimi i ullirit këtë sezon paraqitet i mbarë në disa zona të rrethit te Vlores, me pritshmëri për rritje të prodhimit, por fermerët vijojnë të përballen me kosto të larta dhe mungesë të fuqisë punëtore. Pritshmëritë për këtë sezon, sipas prodhuesve janë pozitive, me një prodhim që mund të jetë rreth 20 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.