Nxënësit janë kthyer ne shkolla pas një muaji grevë. Këtë të hënë procesi mësimor është zhvilluar i rregullt, derisa nxënësit i janë gëzuar hapjes së shkollave. Ndërkaq prindërit thonë që për një muaj nxënësit kanë humbur shumë sa i përket mësimit. Procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat në Kosovë me përgatitjet e nevojshme.