Top Channel/ Mbyllet festivali “DOA” në Durrës, fitues u shpall baritoni nga Azerbajxhani
06/07/2026 19:58

Edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar DOA (Durrës Opera Art of Singing) ka ulur siparin me koncertin "Grand Opera Gala", pas katër ditësh të mbushura me masterclass dhe aktivitete artistike që sollën në Durrës 21 solistë të rinj të operës nga 11 shtete. Juria ndërkombëtare, me personalitete të njohura të operës si Inva Mula, pianisti dhe pedagogu Richard Barker, si dhe artistë e drejtues institucionesh prestigjioze, shpalli me vendim unanim fitues të çmimit të parë baritonin Mahir Taghizade nga Azerbajxhani. Çmimi i dytë u nda mes mezzo-sopranos franceze Seraphine Cotrez dhe sopranos shqiptare Blerta Zhegu, e cila u vlerësua gjithashtu me Çmimin e Publikut dhe çmimin "Aleksandër Moisiu". Çmimi i tretë iu dha baritonit Viktor Yankovskyi nga Ukraina. Sipas jurisë, niveli artistik i këtij edicioni ishte jashtëzakonisht i lartë, duke e bërë përzgjedhjen e fituesve mjaft të vështirë. Ideatori dhe drejtori artistik i festivalit, baritoni shqiptar me karrierë ndërkombëtare Gëzim Myshketa, e cilësoi suksesin e këtij edicioni një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tradite të përvitshme operistike në Durrës.

Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47