Top Channel/ “Mbështesim studentët”! MEPJ reagon për protestën dhe ambasadorin Meidani
20/05/2026 19:40

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sa i përket protestës së studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën e gjuhës shqipe. Në reagimin publik, Ministria shkruan se gjuha shqipe është një e drejtë themelore e miratuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut. Ajo shton gjithashtu se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë shkoi në Shkup ku u takua me studentët dhe thotë se jo çdo angazhim institucional bëhet domosdoshmërisht publik në kohë reale dhe as reflektohet menjëherë në rrjetet sociale apo në deklarata mediatike Reagimi i plotë: Është krejt e pavërtetë dhe për më së paku e padrejtë të tentohet të krijohet përshtypja sikur shteti shqiptar ka qenë indiferent ndaj shqetësimeve të studentëve shqiptarë në Shkup. Përkundrazi, ka pasur angazhim të drejtpërdrejtë institucional dhe diplomatik. Ambasada e Shqipërisë në Shkup ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe me zhvillimet në terren. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, i gjendur në Shkup, është takuar personalisht me studentët për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre legjitime. Institucionet shqiptare, as më parë e as në ketë rast, nuk kanë qëndruar pasive përballë kësaj situate. Është e tepërt të kujtohet se përfaqësitë diplomatike janë pjesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësojnë zyrtarisht shtetin shqiptar, kudo në botë, përfshirë në Maqedoninë e Veriut. Çdo angazhim diplomatik është angazhim i vetë shtetit shqiptar. Në mënyrë të veçantë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar publikisht në mbështetje të studentëve shqiptarë dhe të drejtës së tyre për përdorimin e gjuhës shqipe. Ai është shprehur se: “Përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë.” Po ashtu, ministri Hoxha ka vlerësuar qëndrimin e studentëve duke theksuar se: “Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre.” Njëkohësisht, duhet kuptuar se diplomacia ka kodet, format dhe mekanizmat e saj të komunikimit dhe veprimit. Jo çdo angazhim institucional bëhet domosdoshmërisht publik në kohë reale dhe as reflektohet menjëherë në rrjetet sociale apo në deklarata mediatike. Shpesh, puna diplomatike zhvillohet përmes kontakteve të drejtpërdrejta, komunikimeve institucionale dhe kanaleve zyrtare, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe efektive. Kjo çështje kërkon përgjegjësi dhe seriozitet, jo deklarata politike për konsum mediatik. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe respektimi i gjuhës shqipe janë çështje që meritojnë unitet institucional dhe mbështetje reale, jo deformim të fakteve.

Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03