Ilir Meta solli në kujtesë një reagim të vitit 2021, kur Sali Berisha shpallej non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të theksuar bindjen e tij se vendimi i DASH ishte produkt i lobimit korruptiv të Edi Ramës. Meta - “Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë”.