Heqja e statusit të non gratës të Sali Berishës, që nisi pak ditë më parë si thashethem në rrjetet sociale është gjysmë-zyrtarizuar nga vetë kreu i Partisë Demokratike. Berisha shmangu përgjigjen e drejtpërdrejt kur u pyet nga gazetarët para se të hynte në sallën e seancave nëse Departamenti i Shtetit i kishte hequr sanksionet e vendosura në maj të vitit 2021. Por brenda sallës u prit me duartrokitje nga grupi parlamentar i PD.