Ka mbërritur në Itali 28-vjeçari Erjon Vishkulli, që u godit me plumb gome në sy gjatë protestës së të shtunës. I riu do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në spitalin e Romës, ndërsa në një mesazh për familjarët e të gjithë mbështetësit e tij nga Roma, ai lutet për mrekulli. “Zoti bëftë mrekulli! Shqipëria e shqiptarëve”! Janë fjalët e 28-vjeçarit sapo mbërrin në spitalin e Romës.