Top Channel/ Lukashenko thotë se ‘nuk stepet’ në përballjen me BE për emigrantët
09/11/2021 22:32

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha sot se nuk dëshiron një konfrontim të armatosur por “nuk do të stepet” në përballjen për emigrantët në kufi me Poloninë. "Ne nuk po kërkojnë konfrontim. Unë nuk jam njeri i çmendur, e kuptoj shumë mirë se ku mund të çojë kjo. Ne kuptojmë dhe e njohim vendin tonë, por nuk tërhiqemi”, tha Lukashenko në intervistën me rrjetin shtetëror vendas Belta. Ndërkohë mijëra emigrantë të dëshpëruar janë grumbulluar në temperatura të ftohta në kufirin e BE mes Bjellorusisë e Polonisë. Varshava dhe BE akuzon se regjimi i Minskut kërkon me anë të emigrantëve të kërcënojë sigurinë evropiane. Në situatën e tensionuar në kufi janë dislokuar trupa ushtarake nga të dyja vendet. 3,000 deri në 4,000 emigrantë janë aktualisht në një kamp të improvizuar pranë fshatit polak të Kuznica. "Ne nuk kërkojmë konfrontim por nuk tërhiqemi. Të luftosh sot ndaj emigrantëve me tanke Leopard, pët të ardhurkeq”, tha Lukashenko duke iu referuar tankeve të përdorur nga ushtria e Polonisë. “Edhe ne jemi njerëz ushtarakë, por nuk mund të luftojmë duke nxjerë tanke me ata njerëz të pafat të grumbulluar në kufi." "Kjo sepse ne e dimë se, Zoti mos e dhëntë dhe bëjmë ndonjë gabim, kjo do të përfshinte menjëherë Rusinë, dhe ata janë një fuqi madhore bërthamore. Këtu nuk ka vend për heroizma. Ne e njohim pozitën tonë, por as nuk do të stepemi”, tha lideri autoritar bjellorus.

Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11