Me një këngë dedikuar nga “Thesaret labe”, Profesor Luan Omari u nderua në 101-vjetorin e lindjes. Profesori bëhet i pari akademik shqiptar që ka kaluar një shekull jetë dhe njëherazi i fundit nga themeluesit e Akademisë së Shkencave që mbetet gjallë, që prej vitit 1972 kur u ngrit ky institucion.