Grupet e emergjencës monitoronin sot lumin e frikshëm të llavës së shkrirë që vijon të dalë nga vullkani Cumbre Vieja në ishujt Canary. Masa e zjarrtë po avancon drejt bregdetit duke shkatërruar çdo gjë që gjen përpara. Studiuesit tremben se gaze toksike do të çlirohen prej saj kur të prekë ujin e detit. Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima. Për herë të fundit vullkani Cumbre Vieja kishte shpërthyer përpara 50 vjetësh, ndërsa riaktivizimin e fundit e kishte paralajmëruar me shtëllunga gjigande tymi dhe aktivitet të shtuar sizmik.