Partia më e madhe që përfaqëson serbët në Kosovë, Lista Serbe po kërkon dorëheqjet e kryetarëve shqiptarë të Komunave të Veriut e shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo kërkesë e tyre vjen pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Megjithatë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga zgjedhje me peticion, duke thënë që nuk i përshtaten një partie tekanjoze.