Top Channel/ Lista e të vrarëve në Kosovë, 13.227 viktima si pasojë e luftës
29/07/2026 19:56

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar listën preliminare me emrat e 13 227 të vrarëve, të zhdukurve me dhunë dhe të vdekurve si pasojë e luftës. Në listë janë përfshirë viktimat që kanë lindur, kanë jetuar, ose kanë pasur vendbanim në territorin e Kosovës në kohën e luftës, që kanë pësuar plagë vdekjeprurëse, ose janë zhdukur në territorin e Kosovës në rrethana të ndërlidhura drejtpërdrejt me luftën, kanë humbur jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e plagëve të marra gjatë luftës dhe që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet e luftës në Kosovë. Nga të dhënat e prezantuara nga Instituti për Krime Lufte, 11.408 persona kanë humbur jetën si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të luftës vrasje, ekzekutime, masakra, bombardime dhe forma të tjera të dhunës, prej të cilëve 1047 janë fëmijë. Nga lufta në Kosovë e deri 27 vjet më pas rezultojnë të zhdukur me dhunë 1578 persona, për të cilët ekzistojnë prova se zhdukja lidhet me rrethanat e luftës. Për shkak të plagëve të marra ose pasojave të drejtpërdrejta të luftës, kanë vdekur 241 persona, gjatë ose pas përfundimit të luftës. Raporti përmban listën preliminare me viktimat në periudhën kohore 1 janar 1998-20 qershor 1999, dhe periudhën e pasluftës, prej 21 qershorit 1999 deri në 31 dhjetor 2000. Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, në prezantimin e raportit tha se lista do të përditësohet varësisht nga puna e dokumentimit të krimeve. “Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë vrarë 92.5 për qind e numrit të përgjithshëm të këtyre viktimave, respektivisht 12 mijë e 230 persona. Ndërsa në periudhën e pasluftës, nga 21 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2000, janë vrarë 997 persona”, tha drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri thirrje për më shumë presion ndaj Serbisë për të hapur arkivat që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë. “E përsërisim thirrjen ndaj faktorëve ndërkombëtarë që të shtojnë trysninë ndaj Serbisë që të ndryshojë vendimin për klasifikimin 30-vjeçar deri në vitin 2044 dhe të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, në mënyrë që të kemi informacione për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, tha Albin Kurti. Ndërkohë, në Kalludër të Zubin Potokut, gërmimi në varrezë masive ka vazhduar për të dytën ditë me radhë. Autoritetet kanë konfirmuar se janë gjetur mbetje mortore të njerëzve, derisa janë ngritur dyshime se mund t’i përkasin grupit të 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur në prill të vitit 1999. Lidhur me këtë krim lufte janë arrestuar ditë më parë dy persona.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44