Top Channel/ Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit!
23/03/2023 12:14

Krerët e BE-së mblidhen sot në Bruksel për një samit dy ditor të fokusuar tek Ukraina, forcimi i ekonomisë europianem emigracioni dhe energjia, por ku një vend të vecantë do të ketë dhe cështja e Kosovës e Serbisë. Nga kryeqyteti belg, udhëheqësit e bllokut europian do t`I përcjellin të dy vendeve mesazhin e qartë se palët duhet të zbatojnë ato për të cilat kanë rënë dakord në takimin e Ohrit. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të raportojë për këtë cështje në samit. Ujdia e Ohrit pritet të jetë pjesë e konkluzioneve të takimit të nivelit të lartë. “Këshilli Europian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim të implementojnë obligimet e tyre përkatëse“, thuhet në këtë tekst. Për këtë temë ishte diskutuar edhe më herët gjatë javës, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Borel raportoi edhe aty, duke folur për i një “status quo të ri“ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sigurojë kalimin nga një fazë e krizave, në një fazë të zbatimit te ujdise.Shumë shtete të BE-së e kanë mirepritur marrëveshjen e arritur në Ohër, dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet tek implementimi.

Top Channel/ Kosova feston Ditën e Forcës. Kazerma “Adem Jashari” hap dyert për qytetarët
27/11 15:19
Top Channel/ Integrimi në BE, Shiroka-Pula: Kosova të trajtohet si e barabartë me të tjerët!
27/11 14:58
Top News-‘Dita e Forcës’ në Kosovë/ Presidentja-FSK-ja, garanci për mbrojtjen e sovranitetit
27/11 12:07
Top Channel/ Ligji për “specialen” në Kosovë, Kuvendi nderon luftëtarët e lirisë
26/11 19:45
Top Channel/ 29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë
26/11 14:52
Top News – Sekuestrohen mbi 1 milion euro. Tre të arrestuar në Kosovë, mashtruan e zhvatën qytetarët
26/11 14:11
Top Channel/ BE, Shqipëria merr fondet e Kosovës? Von der Leyen: “I kalojnë kujt e meriton”!
26/11 12:01
Top News- Kurti nuk tërhiqet për Milan Radoiçiç/ Kërkon nga Brukseli që Serbia ta dorëzojë
25/11 22:10
Top News- Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë/ Shifra të larta, mbi 2.000 raste dhune në familje
25/11 21:30
Top News – Kurti kërkon hapjen e negociatave. ‘Kemi bërë përparime në demokraci dhe ekonomi’
25/11 20:45
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top Channel/ Kosova në veprën e Kadaresë. Ekspozohen dorëshkrime, letra dhe botime të rralla
25/11 15:26
Top News- Mashtrim në emër të Policisë/ Qytetarët në Kosovë kërcënohen me arrestim
25/11 14:01
Top Channel/ Prishtina kuq e zi, Ambasada e shqiptare organizon pritjen për 28 dhe 29 Nëntorin
25/11 12:27
Top News – ‘Vendos emrat tanë te varri mamit’/ Avokati i Liridona Ademajt ndan mesazhin prekës
25/11 12:14
Top News- Mbi 40 lloje armatimi/ Qeveria e Kosovës publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
25/11 10:54
Top Channel/ Vrasja e Zekajt, pranga ish-vjehrrës! Zgjerohen hetimet për krimin
24/11 19:57
Top News- Nxitën vrasjen e Arlindës / Pas bashkëshortit, arrestohet edhe vjehrra dhe kunati
24/11 14:09
Top News – ‘Unë kam me të prit vëlla’/ Rrëfimi prekës i Daut Krasniqit: Jakup, dua veç një përqafim
24/11 11:19
Top News – 87 mijë vende pune në Kosovë/ BB: Realizohen nëse zbatohen reforma të shpejta
24/11 10:21