Top Channel/ Librat e preferuar gjatë verës, tre faktorët që po ndikojnë në përzgjedhjen e lexuesve
07/07/2026 20:05

Situata gjeopolitike në Evropë dhe botë, me konfliktin Rusi-Ukrainë, rivalitetin e heshtur SHBA-Kinë apo situatën në Lindjen e Mesme kanë diktuar interesin e lexuesve për vepra që kanë në fokus historinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Lexuesit po kërkojnë botime që i ndihmojnë të kuptojnë më mirë ngjarjet që po formësojnë botën e sotme. Alda Bardhyli – Kemi rritje të interesit ndaj letërsisë distopike, ndaj letërsisë që trajton tema që kanë të bëjnë me autoritarizimin, sikurse është e shkuara komuniste, raportet mes historisë. Në këtë kontekst, aurorët që vijnë nga këto vende janë shumë interesantë. Arlinda Dudaj - Rezonanca me librat është shumë e dukshme edhe për libra që janë shkruar një shekull më parë. Shpesh herë lexojmë për të mos e përsëritur historinë, por në fakt ajo përsëritet dhe përsëritet pikërisht për shkak të kësaj mungese të vetëdijes. Në momentin që lexojmë një libër, ai libër na rrëfen diçka, sepse letërsia ka forcën dhe magjinë që të futet në skutat më të thella të saj, duke na rrëfyer pjesën njerëzore. Një gjë është të lexosh për luftën dhe tjetër ta lexosh përmes “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit. Duke folur edhe për ngjarjet në vendin tonë, veçanërisht protestat që vijojnë prej më shumë se një muaj në shesh, studiuesja Alda Bardhyli sheh një rikthim te klasikët si “Kështjella” e Franc Kafkës, që rrëfen luftën e pamëshirshme dhe të protagonistit me një me një autoritet të padepërtueshëm për t’u qasur në Kështjellë apo “Të poshtëruar” nga Lea Ypi që zhytet në të kaluarën e harruar të Europës, duke eksploruar se kush e zotëron historinë e një jete dhe kush ka të drejtë të flasë për të.

Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47