Top Channel/ Lavrov, letër “kërcënuese” BE-së e NATO-s: përmendet dhe Shqipëria!
03/02/2022 14:28

Në një letër të drejtuar kryediplomatëve të SHBA-së, Kanadasë dhe disa vendeve europiane, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov trazon ujrat me tonet e ashpra të përdorura. Letra e drejtuar nje sere vendesh anëtare të BE-së dhe NATOs, ka mbërritur zyrtarisht edhe në Shqipëri përmes ambasadës ruse në Tiranë. Lavrov i kujton aty qeverive te shenjestruara detyrimet qe kane për të mos e forcuar sigurinë e tyre në kurriz të asaj të shteteve të tjera. Shefi i diplomacisë ruse nenvizon “parimin e sigurisë së pandashme" të përmendur në Kartën për Sigurinë Europiane, të nënshkruar në samitin e OSBE-së në Stamboll nëntorin e vitit 1999. Ai i akuzoi vendet të cilave u drejtohet se po e interpretojnë atë marrëveshje si tu teket dhe po e përdorin për të promovuar axhendat e veta. “Vendet perëndimore vazhdojnë të përzgjedhin ato elementet që u vijnë për shtat, dhe pikërisht të drejtën e vendeve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar eksluzivisht sigurinë e tyre”, thuhet në letër. Parimi i sigurisë së pandashme interpretohet në mënyrë selektive si një justifikim për kursin e vazhdueshëm drejt zgjerimit të papërgjegjshëm të NATO-s, thotë me tej Lavrov. Nuk funksionojnë kështu gjërat, shprehet ai; kuptimi i një marrëveshjeje të tillë qëndron në faktin se siguria është ose një për të gjithë, ose nuk është për askënd. Lavrov kërkon një përgjigje të qartë të pyetjes sesi vendet të cilave ajo u drejtohet e kuptojnë detyrimin e për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera bazuar në përkushtimin ndaj parimit të pandashmërisë së sigurisë? Si synon saktësisht qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në praktikë në kushtet e sotme? Nëse hiqni dorë nga ky detyrim, ju lutemi shpreheni qartë, theksohet në letër.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43