Top Channel/ Kuvendi mblidhet të shtunën, seanca pas afatit, ekspertët: Është shkelur Kushtetuta
07/08/2026 19:47

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sërish nesër në orën 11:00. Posti i presidentit është shkaktari i mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe takimi i së mërkurës mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, i mbajtur në orët e fundit të afatit për konstituimin e Kuvendit, përfundoi pa rezultat, raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami. Kryetari i Vetëvendosjes tha se rezultati zgjedhor nuk e lejon që postin e presidentit të ia ofrojë LDK-së, ku këta të fundit këtë post e kërkojnë për Vjosa Osmanin, e nga ana tjetër Vetëvendosja ofron vetëm ministri. Albin Kurti tha se janë për një president konsensual, por sipas tij, nëse duhet partiak, duhet të jetë prej Lëvizjes Vetëvendosje. Lumir Abdixhiku pas takimit tha se Lidhja Demokratike e do postin e presidentit për balancë institucionale dhe kjo nuk mund të arrihet në rast se nuk ndryshon qëndrimi i palës tjetër. Krerët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar katër herë në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje për formimin e institucioneve, asnjë prej tyre nuk kanë dhënë rezultat. Mesnatën e së premtes përfundon afati kushtetues për formimin e Kuvendit, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje për këtë i ka numrat, njëjtë siç i ka edhe për zgjedhjen e qeverisë. Zgjedhja e Presidentit në anën tjetër kërkon 80 deputetë për kuorum që nuk arrin t’i bëj partia fituese e zgjedhjeve, e në rast të dështimit vendi shkon në zgjedhje.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44