Më herët, ajo nis online, në rrjetet sociale. Instagrami, Facebook-u apo Snapchat-i nuk shfrytëzohen vetëm për të postuar revoltën, por edhe për të koordinuar protestën. “Të rinjtë po e përdorin teknologjinë për t’u organizuar, për të komunikuar, për të ndarë data dhe takime, por edhe për të raportuar online vendndodhjet e policisë. Përveç Instagramit, po përdoren edhe Snapchat-i, Twitch-i dhe Roblox-i për të komunikuar në grup.” Është kjo arsyeja që protesta e studentëve është shoqëruar edhe me një betejë në rrjetet sociale, ku llogaritë e rreme dhe aktiviteti i koordinuar kanë ngritur dyshime për përdorimin e fermave virtuale, të quajtura ndryshe bot farms. Eksperti i IT-së, Tom Kallanxhi, thotë se këto ferma IA mund të jenë përdorur nga të dyja palët, si nga mbështetësit e protestës, ashtu edhe nga kundërshtarët e saj, për të cilat paguhen shuma të mëdha parash.