Me një qëndrim që shkon në një linjë me kërkesat e Perëndimit, Albin Kurti deklaroi se Marrëveshja e arritur me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të zbatohet shpejt dhe saktë. Komentet e tij, Albin Kurti I bëri pas njoftimeve se takimi I dy kryenegociatorëve në dialogun Prishtinë-Beograd është planifikuar të mbahet në Bruksel në 4 prill. Ai nënvizoi se marrëveshja duhet zbatuar e tëra.