Nisma për plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës brenda javës pritet të kthehet nga qeveria në Kuvend. Kryeministri, Albin Kurti tha se aktualisht zyrat ligjore të ekzekutivit janë duke dhënë opinionet për nismën ligjore të Partisë Demokratike të Kosovës.