Top Channel/ Kundërshtohet ligji për kinemanë, Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve
29/09/2026 20:04

Disa kineastë kundërshtojnë ashpër projektligjin e ri për kinematografinë dhe audiovizualin. Një ndër zërat më të fortë është regjisori Joni Shanaj, që nuk ndihet i përfaqësuar nga ky draftligj. Joni Shanaj, regjisor - Duke qenë se ligji prek QKK, prek të gjithë aktivitetin kinematografik, nuk është bërë asnjë konsultë me autorët krijues. Shanaj citon ligjin aktual, të hartuar 1996 të hartuar nga ministri i atëhershëm i Kulturës, regjisori Dhimitër Anagnosti, që ka në fokus autorin. Ligji i ri e nënvlerëson krijuesin dhe i cenon të drejtat morale dhe ekonomike, sipas tij. Joni Shanaj, regjisor – Unë mund të thosha ka ndodhur një lloj puçi brenda institucionit QKK. Janë producentët që kanë fituar të gjithë pushtetin atje dhe bëjnë ligjin. Autorët gjenden nën trysninë e producentëve, shtëpive filmike. Projektligji merr si shembull Italinë, por këtu Shanaj sheh një problem në mënyrën si janë marrë ligjet e shtetit fqinj për kinematografinë si referim. Joni Shanaj, regjisor – Problem është që me këtë projektligj këta e transformojnë QKK që është një entitet qendror sipas modelit të të gjitha institucioneve homologe në Evropë, dhe e kthejnë në një vatër kulture lokale. Kanë marrë si shembull ato që quhen komisione filmi. Shanaj sheh vullnet nga ana e qeverisë për të bërë reforma, por njëkohësisht vëren ulje te buxhetit për kineastët. Joni Shanaj, regjisor – Buxhetet tona sa vijnë e ulen, nuk të pyesin fare. Dyshoj që vjen ngaqë ka konflikte interesi. Qeveria mund të ketë vullnet pozitiv në parim, por në praktikë nuk na ka përfillur fare. 13.36 – Mburren këta producentët shqiptarë me sa produksione kanë bërë filmin, sepse këta kanë hall sa para gjejnë gjatë rrugës. Unë thotë kam marrë 10 shtete në filmin tim, që është punë e tij. Nuk i intereson asnjërit në publik se me sa lekë e kë bërë ti filmin tënd. Duke folur si pedagog i Fakultetit të Artit Skenik, Joni Shanaj shpreh keqardhje për mungesën e hapësirës ndaj talenteve të reja, që thotë se nuk mungojnë… Joni Shanaj, regjisor – Ne kemi talente të jashtëzakonshme. Të gjithë talentet ikin nga Shqipëria, fatkeqësisht. Edhe kur kanë produkte të jashtëzakonshme, shpërfillen në Shqipëri. Kundër këtij projektligji, Shoqata e Kineastëve “Lumier”, me kryetar Joni Shanaj ka dorëzuar një relacion institucioneve përgjegjëse, me kërkesë ndryshimin e projektligjit.

Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04