Top Channel/ “Kulla e Sahatit” për Gjon’s Tears, që përfaqësoi Zvicrën e doli i treti në Eurovision
30/05/2021 15:43

I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij këngëtarin të cilin e vlerësoi maksimalisht për arritjet, teksa i dhuroi “Kullën e Sahatit” në shenjë mirënjohjeje. “Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje. Një familje që ka sakrifikuar shumë për të të rritur, ama ia ke shpërblyer. Edhe kur të pashë edhe ty edhe Anxhelën dhe thashë: Vetëm Shqiptaria mund të çoj dy përfaqësues. Edhe histori suksesi që prodhon kudo ku shqiptarët e mirë që punojnë”, nënvizoi Veliaj. Duke iu referuar karrierës së Gjonit, Veliaj tha se është shembulli më i mirë se me shumë punë mund të arrihet gjithçka. “Jam shumë krenar për ty edhe dua shumë që të jesh një shembull për djem e vajza të tjerë. Ti je shembulli që dikush duhet të punoj non-stop për ato 3 minuta në Eurovizion, 13 vjet për ato 3 minuta, kështu që të uroj shumë sukses. Shpresoj që do të kesh një kujtesë të kohës, ku ti punon dhe sakrifikon, por edhe të kilometrit zero ku i kemi rrënjët të gjithë. Kështu që ti ke gjysmën e rrënjëve të tua këtu në Tiranë, edhe mezi pres të vish e ta konsiderosh shtëpinë tënde”, vijoi Veliaj. Gjoni falënderoi kryebashkiakun Veliaj për dhuratën, ndërsa tha se ndihet krenar që gjysmën e origjinës së tij e ka nga Tirana, pasi nëna e tij është lindur e rritur pikërisht në kryeqytetin shqiptar. “Faleminderit shumë për këtë dhuratë, dhe për këtë simbolikë shumë të bukur. Ndjehem shumë krenar që e kam gjysmën time nga Tirana dhe e përqafoj gjithë fisin tim që është këtu. Faleminderit shumë”, u shpreh këngëtari.

Top News/ Ndryshonte zonat e kontrolleve, ja roli i kryepolicit të Lezhës në kultivimin e kanabisit
20/05 21:53
Top News/ Kryepolici i Lezhës në shërbim të kriminelëve, koordinonte parcelat me kanabis
20/05 21:52
Top Channel/ “Dumani sekuestron pasuritë e Malltezit”, Berisha: Pse nuk i prek drejtorët e Veliajt
20/05 21:40
Top News/ Nisin dëgjesat publike për lumin Vjosa. Rama: Dyfish zonë e mbrojtur si pjesë e parkut
20/05 20:08
Top Channel/ Martesa e dy vajzave në Tiranë/ Njëra prej tyre: E drejta jonë, do e ndjekim ligjërisht
20/05 19:57
Top Channel/ Zgjedhjet në universitete/ Shumica e kandidatëve janë në garë të pa sfiduar nga rivalë
20/05 19:51
Top Channel/ Sfidat e bizneseve në BE/ “Straife”, konferencë për përfitimet nga procesi i Integrimit
20/05 19:50
Top Channel/ Dosja “Non-Grata”/ Britanikët: Berisha, lidhje me grupe të krimit të organizuar
20/05 19:41
Top News/ Përjashtohen policët që i shërbenin krimit/ Rrumbullaku-S’ka vend për shkelësit e ligjit
20/05 19:28
Top News/ Rrëmbim në mes të Tiranës, i riu mbahet peng disa orë nga menaxheri
20/05 19:23
Top Channel/ Operacioni i SPAK, reagon Berisha, sulmon SPAK: Bosët e krimit u njoftuan para aksionit
20/05 19:18
Top Channel/ “Me kë është k*rva, t’i nis 2 çuna?”, Martinaj i përgjigjet Ndokës pasi lokalizon…
20/05 18:38
Top Channel/ “Legeni Rraja që kam në burg”, bisedat mes Shullazit e informatorit për vrasjen e Bamit
20/05 18:32
Top Channel/ 100-600 mijë euro, si bënte pazare Ndoka me Martinajn për të vrarë kundërshtarin
20/05 18:30
Top News/ Megaoperacioni i SPAK/ GJKKO lë në burg Shullazin dhe 4 anëtarë bande
20/05 17:24
Top News/ Opozita në shesh/ Bllokohen disa rrugë, devijohet trafiku
20/05 17:23
Top Channel/ “Koha për hapa të vështirë”, diplomati amerikan: Vettingu i domosdoshëm, kujdes…
20/05 15:54
Top News/ Shullazi, informator nga qelia/ Njoftonte Arben Ndokën për lëvizjet e Durim Bamit
20/05 15:51
Top Channel/ “Mes jush jetoj”, botohet përmbledhja me poezi të Jorgo Papingjit
20/05 15:48
Top News/ ‘SPAK dekonspiroi operacionin’ / Berisha-Kriminelët u njoftuan, ikni se do arrestoheni
20/05 15:48