Një ditë pas përplasjeve e rezistencës së serbëve, situata qetësia ishte e dukshme në komunat veriore Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan. Të shtunën, kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi ishte prezent në vendin e tij të punës kur e vizitoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se aty ishte vetëm për mbështetje.