Përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit në Kosovë, që po përballen me rritjen e çmimit të çimentos kanë dalë sot në protestë. Me dhjetëra maune u vendosën në rrugë si shenjë proteste Përfaqësuesi i shoqatës së betonierave të Kosovës, Naim Mahmutaj theksoi se kjo është hera e tretë e shtrenjtimit të çmimit të çimentos brenda këtij viti.