Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit e nxorrën Lëvizjen Vetëvendosje si fituese me 53 mandate në Kuvend. Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, kjo parti që do të ketë shumicën parlamentare ka të drejtën ekskluzive për të nisur procedurat për konstituimin e Kuvendit e formimin e qeverisë, gjë që mund ta bëj në bashkëpunim me minoritetet jo-serbe.