Nëntë persona janë arrestuar në Zubin-Potok, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit dhe është koduar nga Policia e Kosovës si “Dosja 23”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitë e tjera të specializuara, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Nëntë të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.