Kosova ka nderuar akademik Rexhep Qosjen, një ditë pas vdekjes së tij. Në Kuvendin e Kosovës, u hap libri i zisë për shqiptarin e madh që kërkoi të shkojë në amashim qetësisht. Në holl, Qosja u nderua nga krerë shtetëror e liderë politik. Jeta e puna e akademikut u vlerësua nga kolegët e tij të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në një mbledhje komemorative.