Kosova ka afat deri sot për të zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon, sipas Kushtetutës ai shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Por, në këtë situatë lind një dilemë tjetër: Kush do t’i ushtrojë kompetencat e presidentit? Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit, i nisur më 8 gusht, përfundon më 6 tetor.